Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, ekspozohet në Zvicër skulptura prej dylli e Donald Trump
Një vepër e ekspozuar në Zvicër ka shkaktuar reagime të shumta pasi paraqet presidentin amerikan Donald Trump të kryqëzuar. Skulptura prej dylli e cila do qëndrojë në galerinë artit në Rümelinspassage deri më 14 nëntor duket shumë realiste. Trump mban të veshur një uniformë portokalli të burgosuri dhe i lidhur pas një kryqi - që të kujton ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës. Artisti britanik Mason Storm, e ka quajtur veprën e tij “Shenjt ose Mëkatar”. Vepra, e cila është ekspozuar në Bazel që nga e shtuna, pasi është shfaqur më parë në Vjenë ka shkaktuar reagime të shumta në mbarë opinionin publik.