Konjufca pa vota, ekspertët thonë se Osmani duhej të shpallte zgjedhjet

Konjufca pa vota, ekspertët thonë se Osmani duhej të shpallte zgjedhjet

Kosova E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 15:16 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka dekretuar Glauk Konjufcën si mandatarin e dytë për formimin e qeverisë,  pas dështimit të përpjekjes së parë. Por Lëvizja Vetëvendosje,  sipas kreut të saj Albin Kurti,  ka të sigurta vetëm 56 vota,  të pamjaftueshme për zgjedhjen e Konjufcës si kryeministër. Partitë e tjera parlamentare kanë deklaruar se nuk mbështesin një qeveri të drejtuar nga Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar procesin,  duke e cilësuar si zvarritje të qëllimshme të afateve kushtetuese. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha: “Ajo që sot na propozohet më shumë se demokraci është monarki. Në demokraci mandati sigurohet me votë,  jo trashëgohet.” Sipas ekspertëve juridikë,  Presidentja Osmani nuk ka marrë garanci reale për formimin e qeverisë, ...