Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Meta kërkoi të shpallet antikushtetues ‘arresti me burg’, GJK e kalon në seancë plenare
Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të mërkurë të kalojë në seancë plenare, shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për shpalljen si jo-kushtetues të vendimit që ka çuar në arrestimin e tij. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së gjyqtarëve kushtetues me dyer të mbyllura. Seanca plenare që do të mbahet në vazhdim raportohet se do të jetë me dyer të mbyllura dhe jo e hapur si në rastin e Erion Veliajt dhe shqyrtimi do të jetë me bazë dokumentare. Ilir Meta është i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet ndaj tij u mbyllën nga SPAK më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit. Ndërkohë GJKKO ka rrëzuar...