SKANDAL në Miss Universe 2025! Miss Meksika largohet pas ofendimit nga drejtuesi tajlandez: Budallaqe!

SKANDAL në Miss Universe 2025! Miss Meksika largohet pas ofendimit nga drejtuesi tajlandez: Budallaqe!

Konkursi i Miss Universe 2025, që zhvillohet këtë vit në Bangkok, është përfshirë nga një skandal i madh pas një përplasjeje të hapur midis drejtuesit tajlandez të garës, Nawat Itsaragrisil, dhe Miss Meksika, Fátima Bosch. Ajo që pritej të ishte një festë bukurie dhe fuqizimi për gratë u kthye në një moment tensioni dhe polemikash. Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie shpërndarjeje çmimesh, e transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të konkursit në Facebook. Itsaragrisil e pyeti Bosch për mungesën e saj në një xhirim sponsori më herët gjatë ditës dhe, pasi ajo nuk dha menjëherë përgjigje, e quajti “budallaqe” përpara të gjithëve. Bosch refuzoi të poshtërohej dhe ruajti dinjitetin e saj duke u larguar nga ceremonia në heshtje. Momente më vonë, disa konkurrente të tjera, përfshirë...