E rrallë, Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

E rrallë, Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

Përgjithësisht ka qenë i kursyer në komente për ish-krerët e UCK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë.  Por Albin Kurti bëri së fundi një deklaratë të hapur publike në mbështetje të tyre, duke pretenduar madje se ka punuar në heshtje për këtë qëllim.  “Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por, ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”-u shpreh Kurti.  Në një postim në rrjetet sociale, Albin Kurti shprehet “Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë.  Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë...