Bardhi publikon mesazhet në telefon nga dosja e Prokurorisë për tunelin e Llogorasë

Bardhi publikon mesazhet në telefon nga dosja e Prokurorisë për tunelin e Llogorasë

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka nxjerrë sot gjatë një konference për shtyp nga kryesia e Kuvendit pjesë nga përgjimet telefonike mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ish drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi për tenderin e tunelit të Llogorasë. Ai tha se zv.kryeministrja në kundërshtim me ligjin ka anuluar tenderin e parë ku njëra prej kompanive kishte ofruar 50 milionë euro më pak nga sa doli fituesi i tenderit të dytë. “Në dosje ka komunikime me mesazhe në një telefon Blackberry të zv.kryeministres dhe drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, ku Balluku pasi kërkon llogari kush janë ofertat dhe sa janë ofertat, e urdhëron të anulojë tenderin pa pasur asnjë arsye ligjore. Madje po ti lexoni komunikimet, flet për “ndjesi”. I thotë Evis Berberit “kam...