Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet me 800 gram kanabis dhe kokainë për shitje
Policia e Tiranës ka arrestuar një 25 vjeçar pasi merrej me shitje kanabisi dhe kokaine në doza. I riu u kap në flagrancë në rrugën “Njazi Demi”. Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Njoftimi i policisë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet e siguruara se një shtetas shiste lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, në kuadër të operacionit “In time”, u identifikua, u kap në flagrancë në rrugën “Njazi Demi” dhe u arrestua shtetasi:...