Ambasadori i BE-së vlerëson progresin e Shqipërisë por ka një ankesë: Mangësi në zgjedhje…

Ambasadori i BE-së vlerëson progresin e Shqipërisë por ka një ankesë: Mangësi në zgjedhje…

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato teksa i dorëzoi kryeministrit Rama progres raportin për vitin 2024-2025 të Shqipërisë për rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në fjalën e tij, Gonzato veçoi sukseset e mangësitë e Shqipërisë duke e mbyllur në fund me një sygjerim, për vijimin e përmbushjes së reformave duke i kaluar në konsultim publik si dhe në parlament nëpërmjet debatit konstruktiv. “Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishme për Shqipërinë. 5 nga 6 grupet janë hapur dhe po punohet për hapjen e kapitullit të fundit. E gjitha është arritur m një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe përgëzoj Shqipërinë për rezultatin e shkëlqyer. Po hyjmë një fazë vendimtare ku do të testohet vullneti i Shqipërisë. Ka bërë përparim të ndjeshëm duke përmbushur 21...