Përplasi njerëzit me makinë, arrestohet. Bërtiti “Allahu Akbar”, por ishte i dehur dhe i droguar

Përplasi njerëzit me makinë, arrestohet. Bërtiti “Allahu Akbar”, por ishte i dehur dhe i droguar

Një incident i rëndë ka ndodhur në Saint Pierre d’Oléron, në ishullin Île d’Oléron, në perëndim të Francës, ku një makinë përplasi këmbësorë dhe çiklistë, duke lënë të paktën 5 persona të lënduar. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, njoftoi përmes një postimi në X se dy persona ndodhen në gjendje kritike në spital, ndërsa tre të tjerë kanë lëndime më të lehta. Sipas burimeve mediatike, numri i të lënduarve mund të arrijë deri në dhjetë, ndërsa katër prej tyre janë në kujdes intensiv. Policia arrestoi menjëherë personin e dyshuar në vendngjarje. Kryetari i bashkisë Dolus-d’Oléron deklaroi se i arrestuari dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit. Sipas mediave franceze, ai ka thënë “Allahu Akbar” gjatë arrestimit, por hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu...