Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Në burg prej një viti, Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ankimin e Ilir Metës
Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim ankimin e ish-presidentit, Ilir Meta, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”. Sot mbledhja e gjyqtarëve ka vendosur ta kalojë në seancë mbi baza dokumentesh. Ilir Meta mbahet në burg prej 21 tetorit 2024 dhe në Kushtetuese kërkon shfuqizimin e masës arrest me burg, kërkesë e cila i është rrëzuar në të treja shkallët e gjyqësorit. Meta pretendon se vendimet e 3 shkallëve të gjyqësorit që e kanë lënë në qeli, janë antikushtetuese, pasi shkelin Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se po mbahet në qeli pa akuzë. Po ashtu, kreu i Partisë së Lirisë thotë se arrestimi i tij me forcë ka qenë joproporcional dhe jo i nevojshëm, pasi nuk ka prova...