Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Reforma Zgjedhorja dhe Territorialja, PD dërgon në Kuvend emrat e anëtarëve të komisioneve
Para seancës së të enjtes në Parlament, ku pritet të miratohen komisionet e posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, PD ka dorëzuar në Kuvend emrat për përbërjen e tyre. Grupi Parlamentar i PD-së i ka dërguar edhe një shkresë kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, ku kërkon futjen në rendit të ditës edhe votimin për miratimin e anëtarëve të dy komisioneve. Sipas informacioneve në media, të premten zhvillohet mbledhja e parë konstituese e komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo- Territoriale. Më 27 tetor, Kuvendi miratoi me 113 vota pro ngritjen e këtyre dy komisioneve, ndërsa dy partitë e mëdha u dakordësuan për barazi mes anëtarëve dhe bashkëkryetarët. Emrat e PD për komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore: Oerd Bylykbashi – Kryetar Ivi Kaso – Anëtar...