Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Sfidë e re nga prozatorja Mira Meksi: Romani “Ikona e plagosur”
Nga Floresha Dado Vlera që merr letërsia përmes historisë! Vlera që merr historia përmes letërsisë! Drejtpërdrejtë, apo tërthorazi, historia është bërë shpesh nxitëse e krijimtarisë së mjaft autorëve. Në disa prej romaneve të Mira Meksit historia hyn me autoritet të drejtpërdrejtë, sa frymëzuese, aq edhe shkak provokimi për të rrokur kuptimin e veprës. Sigurisht, e përfshirë në një strukturë specifike të letërsisë, ajo mbart në vetvete një konvencion, që rimerret për t’i shërbyer një synimi ideor… Dihet se kur ngjarjet i përkasin një sfondi historik ato nuk riprodhohen në rrjedhën e tyre origjinale; risillen ndryshe, duke qenë e vetëdijshme autorja se mund të bëhen “të diskutueshme” lidhur me autenticitetin e tyre, të dyshueshme në raport me realen. Teoria ka përcaktuar se një ngjarje cilësohet si...