“Ministrja drejton shtetin përmes SMS-ve”/ Afera e tunelit të Llogarasë, Bardhi: U dirigjua përmes urdhrave të Ballukut

“Ministrja drejton shtetin përmes SMS-ve”/ Afera e tunelit të Llogarasë, Bardhi: U dirigjua përmes urdhrave të Ballukut

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se afera e tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur Belinda Balluku, u dirigjua, sipas tij, nga zv.kryeministrja. Bardhi u shpreh se Balluku drejton shtetin përmes telefonit dhe SMS-ve, duke theksuar se vartësit u mblodhën në banesën e numrit 2 të qeverisë për të bërë llogaritë se si do të ndanin milionat e eurove në skemën korruptive të ndërtimit të tunelit të Llogarasë. “Çdo parregullsi dhe shkelje e ligjit për të realizuar skemën korruptive është dirigjuar përmes urdhrave të Belinda Ballukut, e cila e drejton shtetin me një paaftësi mbresëlënëse përmes telefonit mesazheve, lidhjeve personale dhe vizitave të vartëseve të saj në banesën e ministres ku bëjnë llogaritë se si do të ndajnë...