Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Nuk ka shkëlqim siç thanë”/ Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
Një ditë më parë, Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel publikoi raportin me progresin e vendeve kandidate për t’u bërë pjesë e BE-së, ku mes tyre ishte dhe Shqipëria. Kreu i Partisë Demokratike e lexoi ndryshe raportin, duke thënë se ai kishte të gjitha të zezat e vendit dhe se nuk kishte asnjë shkëlqim, pasi sipas tij, Shqipëria plotëson vetëm një kriter, atë gjeostrategjik. “Ka të gjitha të zezat tona. Raporti ishte grafi pa mëshirë për Ramën. Nuk ka shkëlqim siç thanë dje. Si mundet kryeministri të bllokojë ODIHR-in? Nuk e lejon dot, sepse del si një sheik miliarder dhe jo si një zyrtar shtetëror. Ku është shkëlqimi këtu? A është kjo e denjë për një shtet që synon të ecë në BE?...