Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vrau kushëririn e tij fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës dënon me burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas
Autori i vrasjes së kryer në Gjorm të Selenicës, Bertil Aliaj, ka dalë sot përpara gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Vlorë. Nën masa të rrepta dhe me forca të shumta të policisë së Vlorës, por edhe të FNSH-së së Fierit, u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë. Përpara togave të zeza ai u shpreh: “Nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me avokatin.” Aliajt i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” mbi akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Seanca ka zgjatur 90 minuta. Bertil Aliaj prej 10 vitesh ishte në kërkim si pjesëmarrës në “masakrën e Çoles” ndodhur në Vlorë dhe ka marrë një dënim prej 35 vitesh në mungesë për ngjarjen e rëndë. Ndërkohë...