Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
GJK kalon kërkesën e Ilir Metës për shpalljen e pavlefshmërisë së arrestimit, në seancë plenare
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta për shpalljen si jo-kushtetues të vendimit që ka çuar në arrestimin e tij. Meta, i cili është në burg prej një viti, ka kërkuar që aktet që kanë çuar në këtë masë ndaj tij të shpallen të paligjshme, duke theksuar se janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese. Mbledhja e gjyqtarëve kushtetues është mbajtur me dyer të mbyllura, dhe vendimi për kalimin në seancë plenare është marrë pa prani të mediave. Seanca që do të zhvillohet më pas do të shqyrtojë kërkesën e Metës në bazë të dokumenteve, duke e mbajtur të mbyllur për publikun, ndryshe nga raste të ngjashme si ai i Erion Veliajt.