Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Arrest me burg për Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në Gjorm
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bertil Ismail Alliaj, 32 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në fshatin Gjorm disa ditë më parë. Gjatë seancës, e cila u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, i riu u shfaq i heshtur dhe deklaroi se nuk ishte në gjendje të fliste, duke u pajtuar me përfaqësimin e avokatit të tij. Bertil Alliaj akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, sipas nenve 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal. Gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe ka dhënë vendimin në datën 5 nëntor 2025, ora 12:23. LEXO EDHE: Vlorë/ Akuzohet se vrau...