Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Nga mbrëmë, në shtëpi! Alqi Bllako lë qelinë pasi iu shua masa e sigurisë
alqi bllako TIRANË- Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është liruar nga qelia e paraburgimit të Durrësit në orët e para të mbrëmjes të së martës. Lirimi i tij erdhi pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë. Një ditë më parë, GJKKO e dënoi me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Megjithatë, masa e sigurisë ndaj tij u shua, pasi Bllako e ka kryer dënimin përmes periudhës së paraburgimit. Gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia, nëse ndaj tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurie. Ish-sekretari i Përgjithshëm...