“Balluku ka 20 dosje në SPAK”, Berisha: Kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut është Rama

“Balluku ka 20 dosje në SPAK”, Berisha: Kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut është Rama

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se kryehajduti në aferën e tunelit të Llogarasë është Edi Rama dhe se ai së bashku me skemën e tenderave të paracaktuar, ka shfrytëzuar pushtetin për përfitime të jashtëligjshme. Berisha theksoi se prokurori i çështjes ka treguar kurajo dhe ka marrë kërcënime direkte gjatë hetimit, ndërsa denoncoi se modeli i abuzimit me tenderat publikë është përdorur sistematikisht nga qeveria përveç rastit të veçantë të tunelit të Llogarasë, ku sipas tij u zbuluan manipulime të hapura dhe të skajshme. “Por do të mashtronim shqiptarët në qoftë se do njihnim si përgjegjëse të parë Lubinë dhe jo Edi Ramën. Prokurori i çështjes ka treguar kurajo, e them këtu, për zbatimin e ligjit. Ka marrë kërcënime direkte nga...