Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Rusia nuk do të hyjë në luftë për Venezuelën”/ Tensionet me SHBA, a mund ta ndihmojë Moska, Maduron?
Mund të ndodhë sërish… Më 2019, Shtetet e Bashkuara mbështetën një udhëheqës opozitar që synonte ta rrëzonte Nicolas Maduron e Venezuelës. Rusia e kundërshtoi këtë përpjekje, duke ofruar ndihmë diplomatike dhe një dozë të vogël të mbështetjes ushtarake për një qeveri që mund të jetë partnerja më e rëndësishme e Moskës në Amerikën Latine. Maduro i mbijetoi krizës kur thirrja e Juan Guaidos për kryengritje ushtarake dështoi si dhe përpjekja e tij për të marrë pushtetin nuk pati sukses – lehtësim i madh për Rusinë dhe një goditje për SHBA-ve, që e konsideron Maduron udhëheqës të jashtëligjshëm. Gjatë mandatit të parë si president i SHBA-ve, Donald Trump, e njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës në janar të vitit 2019. Përderisa rrethanat sot janë...