E BUJSHME nga Spanja: Flick i lodhur nga disa lojtarë jo profesionalë, mund të largohet në qershor

E BUJSHME nga Spanja: Flick i lodhur nga disa lojtarë jo profesionalë, mund të largohet në qershor

Në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Bruges, Hansi Flick deklaroi dashurinë për Barcelonën: “E dua këtë klub dhe këta lojtarë. Jam shumë i lumtur këtu dhe në këtë qytet. Do jap gjithçka”. Por sipas ABC, pas fjalëve të tilla të “sheqerosura” fshihet një pakënaqësi në rritje, që mund ta çojë gjermanin të largohet nga Katalonja në fund të sezonit. Flick erdhi në verën e vitit 2024 për të zëvendësuar Xavi, duke fituar në vitin e parë La Liga, “Copa del Rey” dhe Superkupën e Spanjës; ndaj u shpall “trajneri i vitit”. Sezoni i dytë po rezulton më i vështirë. Barça është e dyta në kampionat, 5 pikë prapa Real Madridit, me lojë më pak bindëse. Dëmtimet dhe tensionet e brendshme po rëndojnë atmosferën...