Falsifikonte pasaporta dhe viza, procedohet në Shkodër 39-vjeçari nga Irani

Falsifikonte pasaporta dhe viza, procedohet në Shkodër 39-vjeçari nga Irani

Është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Shkodrës këtë të mërkurë, një shtetas iranian, pasi dyshohet se falsifikonte letërnjoftime, pasaporta dhe viza. Sipas raportimeve, është proceduar shtetasi M. M., 39 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, pasi në SPK Bajzë, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur një kartë identiteti me të dhënat e një shtetasi italian. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.