Gonzato mesazh për palët politike: Të luajnë rolin e tyre në dhe të kontribuojnë në procesin e  reformave për të sjellë Shqipërinë në BE

Gonzato mesazh për palët politike: Të luajnë rolin e tyre në dhe të kontribuojnë në procesin e reformave për të sjellë Shqipërinë në BE

Pasi i dorëzoi kryeministrit Edi Rama raportin e progresit për vitin 2025, ambasadori i BE në Tiranë dha një mesazh për palët politike. Gjatë konferencës për shtyp, ai tha se Kuvendi ka një rol kyç për të luajtur, ndërsa u bëri thirrje palëve politike që të luajnë rolin e tyre dhe të japin kontributin në këtë proces reformash. “Po dhe mesazhi im është ai që jap çdo ditë në bashkëpunim me deputete. Kuvendi ka një rol kyç për të luajtur, thirrja ime është të luajnë rolin e tyre dhe të japin kontributin në këtë proces reformash që do të sjellë Shqipërinë në BE. Siç e kam thënë na duhen debate të shëndetshme, që mund të jenë dhe kritika, pasi në fund të fundit është  Kuvend,...