Rruga drejt BE/ “Progresi i raportit, gotë e mbushur përgjysmë”, Rama me Gonzaton: Brenda vitit 2027 do të mbyllim këtë proces

Rruga drejt BE/ “Progresi i raportit, gotë e mbushur përgjysmë”, Rama me Gonzaton: Brenda vitit 2027 do të mbyllim këtë proces

Kryeministrit Edi Rama iu dorëzua raporti i progresit të Shqipërisë nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Kreu i qeverisë e përshkroi raportin si një gotë e mbushur përgjysmë, ndërsa theksoi se fokusi do të jetë te gjysma bosh në mënyrë që brenda vitit 2027 të përmbyllet ky proces. Ndër të tjera Rama u shpreh se ndihet krenare që më në fund Shqipëria është shembulli pozitiv që u jepet vendeve të tjera që duan të bëhen pjesë të BE-së. “Ky raport thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë një gjë: që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër, në këtë rrugë të duhur ka...