Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit: Kemi bërë detyrën si për mbështetësit, ashtu edhe për kundërshtarët
Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato zhvilluan një konferencë për shtyp pas progres-raportit të dalë një ditë më parë nga Samiti i Zgjerimit të BE-së në Bruksel. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se qeveria e tij nuk do të largohet pa e bërë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. “Grupi ynë negociator ka shkëlqyer në këtë proces, sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për të mësuar aty çfarë duhet bërë, por ka qenë mirë-stërvitur gjatë epokës së poshtërimit të Shqipërisë. Sot, ne i dimë shumë mirë detyrat. Jemi i vetmi vend në rajon që përdor Inteligjencën Artificiale në këtë proces dhe falë Diellës ne bëjmë transferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të...