Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton qëndrimin e Marta Kos: E kam hedhur me kohë si ide, të dyja palët marrim atë që duhet
Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, kryeministri Edi Rama komentoi qëndrimin e shefes së zgjerimit të BE-së, Marta Kos. I pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, Rama tha se në fakt, që shtetet e reja anëtare të BE-së mund të vendosen në një periudhë prove për disa vite, ka qenë ide e tij, e shprehur prej kohësh. Muhamed Veliu, Top Channel: Z.kryeministër, Marta Kos ka dhënë intervistë ditën e djeshme për Financial Times, ku thotë që shtetet e reja anëtare mund të vendosen në periudhë prove. Si ju duket kjo ide. Edi Rama: Do lutesha përpara se ta merrni për mungesë modestie, t’i referoheshit arkivave tuaja. Këtë ide e kam hedhur vetë shumë herë më përpara e kam...