Shkodër/ Falsifikim dokumentesh dhe drejtim mjeti pa patentë, procedohen në gjendje të lirë dy shtetas të huaj

Shkodër/ Falsifikim dokumentesh dhe drejtim mjeti pa patentë, procedohen në gjendje të lirë dy shtetas të huaj

Në Qarkun Shkodër, është ngritur një procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit iranian M. M., 39 vjeç, pas zbulimit të një kartë identiteti të falsifikuar që përkiste një shtetas italian. M. M. dyshohet se ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.” Ndërkohë, po ashtu është nisur një procedim penal për shtetasin B. V., 18 vjeç, banues në fshatin Zues, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Të dyja rastet janë referuar për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër. Njoftimi i Policisë: Qarku Shkodër Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin iranian M. M., 39 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”,...