Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrau kushëririn për ‘një arsye të fortë’, mbërrin në Gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie Bertil Alliaj
BERTIL ALLIAJ VLORË- Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në mesditë në Gjykatën e Shkallës së parë në Vlorë, Bertil Alliaj për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai akuzohet si vrasësi i djalit të xhaxhait të tij, shtetasit Dalan Alliaj. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës, ndërsa autori tha se krimin e kishte kryer për një arsye të fortë, por pa specifikuar realisht shkakun e konfliktit mes tyre. ‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, u shpreh 32-vjeçari. 32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orësh kërkime...