Kishte fshehur 8 emigrantë në kamion për të kaluar ilegalisht kufirin, arrestohet malazezi 52-vjeçar në Korçë

Kishte fshehur 8 emigrantë në kamion për të kaluar ilegalisht kufirin, arrestohet malazezi 52-vjeçar në Korçë

Emigrantët që u kapën nga policia KORÇË- Një 52-vjeçar është proceduar nga Policia e Korçës, pasi tentoi të trafikonte 8 emigrantë nga vendet e Afrikës. Ai i kishte fshehur emigrantët brenda një kamioni, me qëllim për të kaluar ilegalisht kufirin me destinacion vendet e BE-së. Sipas asaj që bën me dije policia, i arrestuari është nga Mali i Zi dhe po përdorte mjetin e tij për të kryer aktivitetin kriminal, ndërsa nën procedim edhe një person i dytë, që akuzohet se ka kaluar ilegalisht kufirin në Qafë Thanë. Njoftimi i Policisë së Korçës: Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur një rast të dhënies...