Rama njoftoi rritjen e pensioneve/ Tabaku: Qeveria ofron lëmoshë, jo zgjidhje

Rama njoftoi rritjen e pensioneve/ Tabaku: Qeveria ofron lëmoshë, jo zgjidhje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj premtimeve të Kryeministrit për “vitin e pensionistëve” dhe rritjen e paralajmëruar të pensioneve në buxhetin e ri të shtetit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ironizon premtimet e përsëritura prej 13 vitesh dhe i cilëson si një tallje me të moshuarit shqiptarë. “Sipas Kryeministrit, pensionet do të rriten me 1,800 lekë në qytet dhe 600 lekë në fshat. Kjo do të thotë vetëm 60 lekë në ditë, një kafe në qytet apo 20 lekë në fshat. Çfarë mund të bëjë një pensionist me një kafe më shumë në ditë?”, shprehet Tabaku. Ajo kujton se pensionistët janë ndër shtresat më të goditura nga kriza ekonomike dhe inflacioni, me çmime të rritura me 30 deri...