Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ancelotti “driblon” sërish Neymar: Nuk kam folur me të, 17-18 lojtarë janë të sigurt për Botërorin…
5 Nëntor 2025 11:59 Alfred Lleshi Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, shpalli listën e lojtarëve për miqësoret e nëntorit ndaj Senegalit (15 nëntor në Londër) dhe Tunizisë (18 nëntor në Lille). Mbi polemikën e fundit të Vinícius Junior, pas reagimit të tij ndaj zëvendësimit nga Xabi Alonso në “El Clásico”, italiani tha: “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Vinícius. Folëm, i thashë që bëri një gabim dhe ai kërkoi falje. Çështja është mbyllur. Është një lojtar kyç, pa probleme këtu apo në klubin e tij. Jeta e tij personale nuk më intereson; unë jam trajneri i tij, jo babai i tij”. Ai komentoi edhe përzgjedhjet e tjera: “Në këtë listë ka lojtarë si Fabinho, Luciano Juba dhe Vítor Roque, që po kalojnë një sezon të...