Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Konfirmuan lidhjen e dashurisë, Jim Curtis për marrëdhënien e tij me Jennifer Aniston: Nëse është ëndërr, mos më zgjoni
Pas muajsh thashetheme, aktorja e njohur Jennifer Aniston ka bërë publike lidhjen e saj me hipnoterapistin dhe trajnerin e mirëqenies, Jim Curtis. Lajmin e konfirmoi vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku i uroi partnerit ditëlindjen, duke ndarë një foto ku shfaqen të përqafuar. Menjëherë pas saj, Curtis iu përgjigj me një postim të ndjerë, ku publikoi disa foto bardh e zi me aktoren dhe miqtë e tyre, të cilat duket se janë shkrepur gjatë festës së 50-vjetorit të tij. Në mbishkrim ai shkroi thjesht: “Nëse është ëndërr, mos më zgjoni.” Sipas Page Six, dyshimet për lidhjen e çiftit nisën që gjatë verës, pasi paparacët publikuan foto ku Aniston dhe Curtis shfaqeshin në momente të afërta. Burime për Entertainment Tonight deklaruan se aktorja “po...