Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Raporti i Shqipërisë për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Gonzato: Zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese, por kishte abuzime që çuan në pabarazi
Gonzato: “Gjetjet e këtij raporti nuk janë surprizë. Më lejoni të them që në përgjithësi, raporti për Shqipërinë është pozitiv. Raporti vlerësonte nivelin e lartë të dëshirës për të ecur përpara në negociata. Vërehen fakte që Shqipëria vazhdon të jetë në përputhje të plotë me politikën e jashtme. Në lidhje me kriteret politike, raportoi vlerëson që institucionet politike janë sfiduar. Sa i përket zgjedhjeve raporti thotë se zgjedhjet ishin konkurruese, por që u abuzuan nga burimet publike që çuan në mungesën e pabarazisë në garë. Më lejoni të përshëndes krijimin për reformën zgjedhore. Krijimi i këtij komisioni do të çojë në një reformë të re zgjedhore. Rezultate pozitive janë arritur në reformën në drejtësi”. Top Channel