Tërmeti ‘shkundi’ vendin fqinj, frikë edhe për paslëkundje të tjera/ Panik te njerëzit, ja çfarë parashikon sizmiologu

Tërmeti ‘shkundi’ vendin fqinj, frikë edhe për paslëkundje të tjera/ Panik te njerëzit, ja çfarë parashikon sizmiologu

Një tërmet i fuqishëm tronditi Greqinë ditën e sotme (5 nëntor), duke shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët. Forca e lëkundjeve u raportua se ishte 4.5 magnitudë Rihter dhe epiqendra në veriperëndim të Xanthit, por dridhjet u ndjenë në zonat përreth. Konkretisht, dridhja sizmike, sipas Zgjidhjes së Rishikuar të Institutit Gjeodinamik, kishte një thellësi fokale prej 5 kilometrash dhe epiqendra e saj ndodhet 12 kilometra në veriperëndim të qytetit të Xanthit, (Ksanthit). Sizmologu dhe presidenti i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmetet, Efthimis Lekkas – duke folur për “Protothema” – sqaroi se është shumë herët për të ditur nëse do të pasojë një pasgoditje më e madhe. Ai theksoi, megjithatë, se kjo është një çarje e njohur, çarja e Krisoupolisit, e cila “ka dhënë...