Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
3 vila të ndërtuara pa leje? “Austrian Construction Albania”: Kemi leje nga Bashkia edhe për dy të tjera…
ndertimet pa leje TIRANË- Pas aksionit të policisë në zonën e Saukut, ku u sekuestruan 3 vila pa leje, dhe u arrestuar 5 inspektorë të IKMT-së, ka reaguar dhe kompania “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA”, që ka zhvilluar projektit. Kompania bën me dije se ndërtimet kanë qenë me leje, madje dhe 2 të tjera do të duhet të ndërtohen në vijim sipas planit fillestar. “Referuar shkresës së miratuar (bashkëlidhur në vazhdim), sipërfaqja totale e ndërtimit është 13666.6 m² mbi tokë dhe 10314.9 m² nën tokë. Ndërkohë, bazuar në situatën faktike në sheshin e ndërtimit aktualisht janë: 13094 m² sipërfaqe totale mbi tokë dhe 9199.1 m² sipërfaqe nën tokë”, thuhet në reagim. Sipas kompanisë leja e ndërtimit është marrë për 33 vila, dhe momentalisht janë ndërtuar 31 të...