Takimi për Kodin e ri Penal, Sadushi: I paqartë, rrezikon që ta bëjë më të vështirë sistemin penal

Takimi për Kodin e ri Penal, Sadushi: I paqartë, rrezikon që ta bëjë më të vështirë sistemin penal

Sokol Sadushi TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është shprehur se drafti i ri mbetet i paqartë, jo gjithmonë koherent dhe shpesh e rrezikon proporcionalitetin dhe humanizmin e drejtësisë penale. Në tryezën konsultative për Kodin e ri Penal, Sadushi theksoi se pas publikimit të projektit të Kodit Penal, Gjykata e Lartë është përfshirë aktivisht në proces. Lidhur me këtë, Sadushi shtoi se kanë bërë një analizë me vërejtje dhe propozimet konkrete, të përmbeldhura në një dokument prej 50 faqesh.  "Projekti, ndonëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi, duke rrezikuar që në vend të thjeshtojë sistemin penal, ta bëjë atë më të vështirë në zbatim. Kur u prezantua projekti në korrik, ngrita disa pyetje që mbeten thelbësore edhe...