Projekt-buxheti/ Rama: 100 milionë euro shtesë për pensionistët në 2026-ën, përveç indeksimit

Projekt-buxheti/ Rama: 100 milionë euro shtesë për pensionistët në 2026-ën, përveç indeksimit

Pensionistët do të marrin vitin e ardhshëm 100 milionë euro shtesë, përveç indeksimit. Në një videomesazh, pak minuta nga marrja e progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe konferencës për shtyp me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, Rama u shpreh se pjesën e luanit në projektbuxhetin 2026, që sapo ka shkuar në parlament e zënë pensionistët, për të cilët viti i ardhshëm nisi me 100 milionë euro shtesë përveç indeksimit. “Në 2027-ën dyfishojmë shtesën 200 milionë euro, plus indeksimit 45 milionë euro”, theksoi Rama. “Në 2028-ën e trefishojmë 300 milionë euro, plus indeksimi 46 milionë euro. Në 2029-ën e katërfishojmë 400 milionë euro, plus indeksimit 47 milionë euro dhe në 2030-ën e pesëfishojmë 500 milionë euro, plus indeksimi 48 milionë euro”, u shpreh Rama....