Sokol Sadushi: Një Kod Penal që nuk flet qartë, nuk mund të garantojë drejtësi!

Sokol Sadushi: Një Kod Penal që nuk flet qartë, nuk mund të garantojë drejtësi!

Fjala e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në diskutimet e zhvilluara lidhur me draftin e Kodit të ri Penal Jam sot këtu, në emër të Gjykatës së Lartë, për të paraqitur qëndrimin tonë institucional mbi projektin e ri të Kodit Penal, një akt që prek vetë themelin mbi të cilën ngrihet drejtësia. Ky qëndrim, sado kritik, nuk duhet të shihet si refuzim ndaj reformës penale, por si detyrim profesional dhe moral i gjithë trupës gjyqësore, si një thirrje për ta bërë atë më të drejtë, më të qartë dhe më të besueshme, sepse drejtësia nuk matet me shpejtësinë e miratimit të ligjeve, por me cilësinë e mendimit intelektual, që shoqëron çdo dispozitë që prek të drejtat dhe liritë e njeriut.Kodi Penal, si akti...