Lejuan vilat pa leje! Arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

Lejuan vilat pa leje! Arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

Forca të shumta të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake rrethuan më 3 nëntor një kantier ndërtimi me objekte 2-3 katëshe, që rezultonte në shkelje flagrante të lejes së ndërtimit në zonën e Farkës. Pak ditë më parë u raportua se vilat po ndërtoheshin nga Vladimir Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe i “përkëdheluri me leje” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ditën e sotme, policia njofton se ka arrestuar 5 inspektorë të IMT Tiranë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk. Po ashtu në pranga ranë drejtuesja teknike dhe inxhinieri i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet. Në operacionin policor “Wrong Project” u ndaluan...