Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Depo armësh dhe bazë droge, arrestohen tre persona nga një familje në Gjirokastër
Një familje e përfshirë në aktivitet kriminal të armëve dhe drogës, kreu i të cilës ishte i skeduar për precedentë penalë në këto fusha, u zbulua pas hetimeve me metoda proaktive dhe përgjime në Gjirokastër. Policia zbuloi në lagjen “Zinxhira” të qytetit dhe më pas në Bënçë të Tepelenës dy bazat e grupit, ndërsa në pranga ranë 3 persona dhe 2 u shpallën në kërkim. Të arrestuarit janë babai 57-vjeçar dhe djali i tij 14-vjeçar si dhe një person i tretë. Në kërkim u shpallën dy kushërinj, djali dhe nipi i 57-vjeçarit. Si prova materiale u sekuestruan 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash (euro e lekë). Njoftimi i...