Emma Watson pranon se ndjehet në siklet me një skenë të zhveshjes nga filmi i vitit 2012

Emma Watson pranon se ndjehet në siklet me një skenë të zhveshjes nga filmi i vitit 2012

Aktorja britanike Emma Watson ka ndarë së fundmi një anë më personale të përvojës së saj në film, duke pranuar se disa skena nga filmi i vitit 2012, The Perks of Being a Wallflower, e bëjnë të ndihet në siklet. Në një intervistë për LADbible dhe BBC Radio 1, Watson tregoi se e ka të vështirë të shohë disa momente ku personazhi i saj, Sam, shfaqet në situata më provokuese ose në skena me elementë intimiteti. E njohur në mbarë botën për rolin e saj si Hermione Granger në sagën e famshme Harry Potter, Watson tha se gjithmonë ka qenë e kujdesshme për mënyrën si paraqitet në publik. Ajo theksoi se ndihet e ndarë midis dëshirës për të sfiduar veten si aktore dhe nevojës për...