Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Besëlidhja e Apolonia udhëheqin Superligën të pamposhtura, fitorja e parë për Partizanin
Java e 5-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka qenë e tejzgjatur, e luajtur në disa ditë, por në fund në krye të renditjes vazhdojnë të jenë ekipet e Besëlidhjes dhe Apolonisë, ende të pamposhtura. Kampionët e Besëlidhjes, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë) fituan 113-52 ndaj Fieri Basket. Ndërsa skuadra tjetër fierake, ajo e Apolonisë, mundi 92-88 Kamza Basket jashtë fushe (Campbell 38 pikë). Fitoren e parë në Superligë korri Partizani, që mundi 101-62 Flamurtarin (Davis 42 pikë e Austrin 31 pikë), ndërsa Vllaznia triumfoi pa probleme në Elbasan ndaj ekipit vendës me rezultatin 101-74 (Fitzgerald 24 pikë). Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Skënderbeu fitoi 111-66 derbin me Pogradecin, ndeshje ku u dallua Brown me...