Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kreu i Gjykatës së Lartë: Drejtësia nuk matet me shpejtësinë e ligjeve, por me cilësinë e mendimit që mbron lirinë
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi u shpreh në tryezën konsultative për Kodin e ri Penal se qëndrimi i institucionit që drejton nuk është refuzim i ndryshimeve në Kodin Penal, por një thirrje për ta bërë atë më të drejtë dhe funksional. Ai ka theksuar se drafti aktual, megjithëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë, jo gjithmonë koherent dhe shpesh e rrezikon proporcionalitetin dhe humanizmin e drejtësisë penale. Kryesore sipas Gjykatës së Lartë janë pesë shtylla: qartësia dhe siguria juridike, koherenca sistemike dhe përputhshmëria evropiane, dekriminalizimi dhe parimi i “ultima ratio”, filozofia humane e drejtësisë penale dhe respektimi i proporcionalitetit me diskrecion gjyqësor. “Drejtësia nuk matet me shpejtësinë e miratimit të ligjeve, por me cilësinë e mendimit intelektual dhe respektin për lirinë e...