Minatorët e Spaçit prej 4 javësh në protestë, Braçe i revoltuar: Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron

Minatorët e Spaçit prej 4 javësh në protestë, Braçe i revoltuar: Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron

Prej katër javësh minatorët e Spaçit në Mirditë po zhvillojnë protesta çdo ditë për plotësimin e kërkesave të tyre. Teksa ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve, deputeti i PS Erion Braçe kritikon pronarin e ‘Tete Albania’, duke u shprehur se ky i fundit shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare. Në një postim në Facebook, Braçe thotë se do t’i kërkoj sot Komisionit të Ekonomisë, seancë urgjente dëgjimore me punëtorët, minatorët e Spaçit. Ndër të tjera deputeti i PS nënvizon se pasi i ka shfrytëzuar pafund tani po i poshtëron ata. Postimi i plotë: BOOOOLL! Tani u bë boool! Pronari turk i një kompanie që shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare, vijon të pushoj punëtorë nga puna! Pasi i ka...