Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kreu i Gjykatës së Lartë kritika për Kodin e ri Penal: Drejtësia nuk matet me shpejtësi, por me lirinë e qytetarëve
Kryetari i Gjykatës së Lartë po mban fjalën e tij në tryezën konsultative për Kodin e ri Penal. Sadushi deklaroi se qëndrimi i institucionit që drejton nuk është refuzim i ndryshimeve në Kodin Penal, por një thirrje për ta bërë atë më të drejtë dhe funksional. Ai ka theksuar se drafti aktual, megjithëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë, jo gjithmonë koherent dhe shpesh e rrezikon proporcionalitetin dhe humanizmin e drejtësisë penale. Kryesore sipas Gjykatës së Lartë janë pesë shtylla: qartësia dhe siguria juridike, koherenca sistemike dhe përputhshmëria evropiane, dekriminalizimi dhe parimi i “ultima ratio”, filozofia humane e drejtësisë penale dhe respektimi i proporcionalitetit me diskrecion gjyqësor. “Drejtësia nuk matet me shpejtësinë e miratimit të ligjeve, por me cilësinë e mendimit intelektual dhe respektin...