Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Ina Majko: Mban gjallë historinë tonë të pashkruar në libra, por të ruajtur në zemra
Në Ditën Botërore të Gjuhës Rome, 5 nëntor, kujtohet një gjuhë e cila daton më shumë se një mijë vite më parë dhe që sot flitet në më shumë se 50 shtete të botës. Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale, mesazhin e Ina Majkos, përfaqësues së parë të këtij komuniteti në Qeveri, që njëherësh mban edhe postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Majko nënvizoi në mesazhin e saj se “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome është një ditë për të kujtuar se gjuha jonë nuk është thjesht fjalë. Është kujtesë. Është rrënjë. Është histori”. Majko tha se “mbi 10 mijë njerëz në Shqipëri flasin romisht, një gjuhë që e ka mbajtur gjallë historinë tonë të pashkruar në libra, por të ruajtur në zemrat...