U mbyll pas pranisë së dronëve, Aeroporti i Brukselit pritet të rihapet sot

U mbyll pas pranisë së dronëve, Aeroporti i Brukselit pritet të rihapet sot

Aeroporti kryesor i kryeqytetit të Belgjikës pritet të  rifillojë punën të mërkurën, pasi ndaloi rreth 80 fluturime për shkak të dyshimeve për praninë e dronëve, tha një zëdhënëse. Rreth 400-500 udhëtarë u detyruan ta kalonin natën në aeroportin Zaventem për shkak të pranisë së dronëve, tha për AFP-në zëdhënësja e aeroportit të Brukselit, Ariane Goossens. “Situata do të kthehet në normalitet gjatë ditës” me rifillimin e fluturimeve, shtoi ajo. Të martën në mbrëmje, trafiku ajror u pezullua gjithashtu për arsye sigurie në aeroportin e dytë më të madh në Sharleua, njoftuan operatorët atje. Skeyes, kompania përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Belgjikë, ndaloi fluturimet dy herë të martën në mbrëmje, rreth orës 20:00 dhe sërish rreth orës 22:00, pasi dronë të dyshuar u panë...