Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rrëzohen rregullat e triazhit të pacientëve në Gjermani, mjekët fitojnë betejën ligjore
Shumë njerëz e mësuan kuptimin e termit “triazh” gjatë pandemisë së koronavirusit. Tani, Gjykata Kushtetuese i përmbysi rregulloret përkatëse ligjore. Triazh mjekësor është vendimi që mjekët marrin në situata të caktuara për pacientët që duhet të trajtojnë të parët. Gjykata Kushtetuese Federale i shpalli të pavlefshme rregullat në lidhje me të ashtuquajturin triazh në trajtimin mjekësor. Eshtë fjala për udhëzime për stafin mjekësor se si të vendosin radhën e trajtimit të pacientëve kur nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë. Dy ankesa për jokushtetueshmëri të paraqitura nga mjekët e urgjencës dhe kujdesit intensiv patën sukses në Karlsruhe, raportoi Gjykata. Mjekët argumentuan se rregullat në Ligjin e Mbrojtjes nga Infeksionet shkelnin lirinë e tyre profesionale. Gjykata u pajtua me këtë vlerësim. Brenda kuadrit të përgjegjësisë së...