Emrat dhe fotot/ Policia angleze u ‘korr’ para kohe 230 rrënjë kanabis 4 shqiptarëve

Emrat dhe fotot/ Policia angleze u ‘korr’ para kohe 230 rrënjë kanabis 4 shqiptarëve

Katër shqiptarë janë dënuar me mbi 14 vite burg gjithsej në Angli, pasi policia zbuloi një laborator kanabisi me rreth 230 bimë dhe vlerë rreth 100 mijë paund në Grays. Sipas policisë së Essex, së cilës i referohet Top Channel, puna e oficerëve çoi në zbulimin e dy ambienteve të mëdha të kultivimit të kanabisit në zonën Globe Industrial Estate, në Rectory Road, më 3 qershor të këtij viti. Në total u gjetën 230 bimë në faza të ndryshme rritjeje, me një peshë rreth 46 kg dhe një vlerë të përllogaritur prej afërsisht 100,000 paund. Katër persona u shpallën fajtorë për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe u dënuan si më poshtë: Ervin Sadikaj, 34 vjeç, banues në Langley Crescent, Dagenham, u dënua me 4...