FOX News: Alex Soros del në mbështetje të Mamdanit në kohën kur Trump ka nisur një fushatë kundër tyre

FOX News: Alex Soros del në mbështetje të Mamdanit në kohën kur Trump ka nisur një fushatë kundër tyre

Nga Emma Colton, FOX NEWS Miliarderi i krahut të majtë, Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, i tha gazetës ‘New York Times’ se kishte votuar për kandidatin socialist për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani. "Isha krenar që mbështeta dhe votova për kandidatin demokrat për kryebashkiak," tha Soros për ‘New York Times’ në një deklaratë të dërguar me email në ditën e zgjedhjeve. Alex Soros është djali i themeluesit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, George Soros, i cili ka ndihmuar në financimin e fushatave të krahut të majtë që nga prokurorët e distrikteve deri te zgjedhjet federale. Alex Soros e pasoi të atin si kryetar i bordit drejtues të organizatës gjigante jofitimprurëse prej 25 miliardë dollarësh në vitin 2022. Mbështetja e Alex...